Policia e Kosovës dje ka zhvilluar një operacion në katër komunat e veriut për të mbyllur komunat paralele të cilat ishin ende në funksion dhe po shpërnadnin shërbime të jashtëligjshme të bazuara në administraten Serbe për qytetarët e etnisë serbe.
Sot një ditë pas atij operacioni policor, e cila mbylli objektet ku punonin disa nga institucionet paralele serbe në veri të Kosovës, në urën kryesore në Mitrovicë janë parë autoblinda të Karabinierëve të cilët nuk ishin aty më parë.
Ura e Ibrit është një nga temat kryesore javëve të fundit në bisedat ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe diplomatëve perëndimorë, të cilët kanë thënë se nuk e mbështesin hapjen e saj në këtë moment duke bërë thirrje që Qeveria të mos bëjë veprime të njëanshme e të pakoordinuara.
Për aksionin në komunat veriore ka pasur reagime të shumta nga të gjitha vendet aleate të Kosoës të cilat e kanë qortuar ashpër Qeverinë e Kosovës për aksionin në komunan me shumicë serbe.