Vedat Muriqi në top treshen e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kombeve

by Merita

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka pasur performance fantastike në ndeshjen e fundit me Qipron.

“Pirati” ka realizuar dy gola ndaj qipriotëve.

banner

Me këto dy realizime ai ka arritur në shifrën e 10 golave në histori të Uefa Nations League.

Futbollisti nga Kosova ka tejkaluar edhe golashënuesin më të mirë në histori të futbollit Cristiano Ronaldo, i cili ka nëntë sosh në këtë kompeticion.

Muriqi ndan pozitën e tretë me Romelu Lukakun i cili ka po aq gola.

Ndërsa i dyti është Erling Haaland.

Novergjezi ka 143 shënime në këtë kompeticion kurse një më shumë Aleksander Mitrovic i cili i prin kësaj liste.

Kujtojmë se Liga e Kombeve është një format i ri i garave i cili u shërben kombëtareve më të vogla për ngritje në ranglistë apo edhe mundësi kualifikimi më të lehtë për Kampionat Evropian apo Botëror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy