Shpërthime të reja në Liban, tre të vdekur e qindra të plagosur

by Merita

Vazhdojnë të jenë në shënjestër pajisjet e telekomunikacionit që i furnizohen Hezbollahut: tashmë janë raportuar 3 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Pas sulmeve të bipersave, që i atribuohen një sulmi kibernetik nga Izraeli, të tjera u raportuan sot, e mërkurë, të cilat kishin në shënjestër pajisje komunikimi, të tilla si telekomanda, që i përkisnin anëtarëve të Hezbollahut.

banner

Kështu që shpërthime të reja u raportuan në jug të vendit dhe në periferitë jugore të kryeqytetit Bejrut.

Të paktën një nga këto shperthime ndodhi gjatë funeralit të organizuar nga milicia shiite në kujtim të viktimave të një dite më parë.

Sipas informacioneve të para deri tani flitet per 3 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Shpërthimet e djeshme, të cilat kishin në shënjestër posaçërisht milicët e Hezbollahut, vranë të paktën 12 njerëz vetëm në Liban. Ndërsa numri i të lënduarve në vend llogaritet në gati 2800./Informim.net/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy