Lahi Brahimaj “këshillon” ministrin Maqedonci: Merru pak me kushtet e ushtarëve, po punojnë taksistë

by Merita

Lahi Brahimaj, ish-komandanti i UÇK-së, e ka porositur ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin që të merret më shumë me kushtet e ushtarëve dhe të lë anash temat populiste.

Brahimaj, në një shkrim në Facebook të enjten, tha se është e dhimbshme t’i shohësh ushtarët e FSK-së që detyrohen të bëjnë edhe punë të tjera.

banner

“Ministri i Mbrojtjes del e flet për dialogun me Serbi, por assesi për kushtet e ushtarëve.

E dhimbshme që një numër i madh i ushtarëve detyrohen të punojnë punë tjera, si taksistë e kamarierë, vetëm për të mbajtur familjet e tyre.

Lavdërimet për shefin e tij, që Ministri Maqedonci nuk kursente për t’i hyrë në qejf, nuk ia rregullojnë fare jetën ushtarëve të Kosovës.

Ata nuk kanë mbështetje, pagat i kanë më të ulëtat në rajon, çizmet i vijnë nga kompani në listë të zezë, dhe ka raste kur ushtarakë të edukuar e trajnuar në Akademitë prestigjioze perëndimore kanë lëshuar FSK-në për shkaqe të këtilla.

Ministër, lëri temat populliste e lavdet për shefin.

Merru me kushtet e ushtarëve, sepse ky duhet të jetë prioriteti yt”, ka shkruar Brahimaj në reagim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy