Pesë kryetarë të komunave që udhëhiqen nga AAK do të jenë kandidatë për deputet në zgjedhjet parlamentare në vitin 2025. Ardian Gjini, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj, Bali Muharremaj dhe Zenun Elezaj janë pesë kryetarët që do të jenë në listën e AAK-së.
Lajmin e ka konfirmuar Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK, Muharrem Nitaj.
Njoftimi i plotë i tij:
Ne cilesine e Shefit te Shtabit Zgjedhor te AAK, pata kenaqesine qe ta prezantoj listen e kandidateve te Aleances per zgjedhjet parlamentare shkurt 2025, e cila pothuaj eshte percaktuar ne masen 80 per qind. I plotesuar qe pjese e kesaj liste jane 5 kryetare te jashtezakonshem te komunave qe i udheheq Aleanca, si dhe deputetet me aktive te Aleances te kesaj legjislature ne Kuvendin e Kosoves. Natyrisht edhe shume emra te ri, me te cilet do te njoftohet opinioni publik se shpejti. Qershia mbi torte jane keta te fundit.
Seksese ne betejen e radhes, e cila eshte minimalisht detyre patriotike!