Kryetari i komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj ka pritur sot në takim komandatin e Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Rocco Mundo, me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e LMT-së në Deçan.
Ky takim, sa zyrtar, kishte karakter edhe miqësor e mikpritës meqenëse kjo ishte vizita e parë e komandanit Kol. Rocco Mundo në këtë komunë dhe te kryetari Ramosaj prej kur e ka marrë detyren komanduese në Komanden Rajonale Perëndim të KFOR-it.
Gjatë këtij takimi është biseduar për punët që po kryhen në komunën e Deçanit, për situatën e sigurisë dhe për përkushtimin që të krijohet një ambient sa më i sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.
Postimi i plotë:
Prita në takim komandatin e Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Rocco Mundo, me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e LMT-së në Deçan.
Fillimisht e urova për pozitën e re dhe shpreha mirënjohje për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe gatishmërisë në ruajtjen e paqes, harmonisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.
Biseduam për punët aktuale që po zhvillohen në Komunën e Deçanit, situatën e sigurisë së vendit në mënyrë që të krijojmë një ambient sa më të sigurt për qytetarët.
Mirënjohës për vizitën!
BR