BQK miraton Udhëzimin për standardizimin e kodit QR për pagesa digjitale

by engel

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka miratuar një Udhëzim të ri për standardizimin e kodit QR, i cili pritet të hap dyert për modernizimin e transaksioneve të pagesave në Kosovë. Kjo nismë synon të përmirësojë pagesat dixhitale në shitje me pakicë si dhe për pagesat e faturave, duke inkurajuar kështu përdorimin më të gjerë të pajisjeve dixhitale dhe smartfonëve.

Siç sqarohet nga BQK-ja, ky Udhëzim përcakton rregullat dhe kërkesat teknike për përdorimin e kodeve QR, dhe standardi është miratuar sipas udhëzimeve të Këshillit Evropian të Pagesave (EPC).

Banka Qendrore pret që kjo mënyrë të lehtësojë pagesën dhe theksojnë se do të përmirësojë sigurinë e transaksioneve.
“Kjo pritet të lehtësojë integrimin e pagesave në aplikacionet e bankave dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve, duke ulur kështu barrierat teknike dhe duke përmirësuar sigurinë e transaksioneve”, thuhet në njoftimin e BQKsë.

Si avantazhe të futjes së kodit QR, BQK-ja thekson se ai është:

  • Për qytetarët, pagesa e shpejtë dhe komode duke skanuar kodet QR, gjë që redukton gabimet dhe përshpejton procesin.
  • Për tregtarët dhe ofruesit e shërbimeve: Një mënyrë pagese më e thjeshtë dhe më e sigurt që lehtëson shlyerjen e llogarive.
  • Për ofruesit e shërbimeve të pagesave: Integrim më i lehtë dhe identifikim i përmirësuar i transaksioneve të dyshimta.
  • Për institucionet publike: Dixhitalizimi i shërbimeve dhe kategorizimi më i lehtë i pagesave, që thjeshton procedurën.

Banka Qendrore e Kosovës tha se po përpiqet të sigurojë përdorimin efikas të kodeve QR në sisteme të ndryshme, ndërsa, standardizimi do të kontribuojë në procesim më të shpejtë të pagesave. Ata theksojnë se zbatimi i standardit “varet nga hapat e mëtejshëm të zhvillimit teknik dhe ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme”.

Më shumë informacion rreth udhëzimeve mund të gjeni në faqen zyrtare të BQK-së: https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/09/Udhezim-per-standardin-e-QR-kodit_opt.pdf

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy