71
Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme e PDK-së, ka reaguar pas publikimit të komunikimeve ndërmjet Dejona Mihalit me ishkryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Ajo ka thënë se këto komunikime i konfirmojnë vërtetojnë dhe të gjitha dyshimet për aferat korruptive.
Sipas Çitakut ‘të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje’.
“Ftojmë institucionet e rendit t’i shkojnë deri në fund hetimeve, dhe udhëheqësit e këtyre skemave abuzive, të cilat varfëruan qytetarin dhe pasuruan pushtetarët, të sillen para drejtësisë”, shkruan Çitaku.