Granit Xhaka: Nuk fjeta deri në 8 të mëngjesit pas humbjes nga Serbia

by Merita

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka pranuar se nuk ka mundur të mbyllë sytë pas humbjes së kombëtares së tij ndaj Serbisë në Leskovc (2:0).

Në një intervistë për RTS-në zvicerane, Xhaka ka pranuar hapur para ndeshjes me danezët në Kopenhagen, e cila përfundoi pa fitues në barazim 2-2.

banner

“Të jem i sinqertë me ty, nuk kam fjetur deri në 8 të mëngjesit. Ishte një lojë shumë emocionale, sido që të jetë unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është humbje. Unë normalisht jam shumë autokritik, shikoj se çfarë kam bërë mirë dhe çfarë jo“, ka shpjeguar Xhaka për kanalin zviceran.

Kujtojmë që pas humbjes Serbisë 2:0 në Ligën e Kombeve, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin u shpreh i pakënaqur, teksa tha se Serbia u tregua më e zgjuar se ata.

Tutje, ai foli edhe për paraqitjen e Granit Xhakës.

“Granit ishte i pranishëm si gjithmonë. Ai e drejtoi lojën. Nuk ishte vetëm ai. Luajtëm mirë për 40 minuta. Bëmë një ose dy gabime të pafalshme në mbrojtje, duke lejuar goditje standarde. Ata po prisnin për këtë. Ishte më e zgjuar nga ana e tyre”, tha Yakin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy