Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti Vladimír Dlouhý, President i Eurochambres, shoqatë e odave ekonomike evropiane. Në këtë takim u diskutua rëndësia e krijimit të kushteve sa më të favorshme të të bërit biznes, ofertën e Kosovës për bizneset e huaja, dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes investimeve të përbashkëta dhe inovacionit.
Eurochambres është organizatë e themeluar në vitin 1958, përfaqëson mbi 20 milionë biznese nëpërmjet 1700 odave ekonomike anëtare në të gjithë Evropën. Në mesin e tyre anëtare është edhe Oda Ekonomike e Kosovës.
Në takim morën pjesë edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, Ben Butters, Sekretar i Eurochambres dhe Besim Mustafa, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Odën Ekonomike të Kosovës.
Burimi: Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës