“Tirana është pararoja e integrimit Europian”. Kështu u shpreh Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Europës, i pari kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian.
Duke iu drejtuar studentëve nga e gjithë Europa, Von Der Leyen theksoi se Tirana është një qytet I gjallë, parajsë për artistët dhe inovatorët.
“Qyteti i bukur i Tiranës ju uron mirëseardhjen Kolegjit të Europës. Ky qytet është pararoja e integrimit Europian. Dhe ju të dashur student jeni udhëheqësit e Europës së sotme dhe të nesërme. Shikoni këtë qytet të mrekullueshëm që ju ka mikpritur të gjithëve sot. Tirana është e gjallë, gjallëron me jetë dhe nuk është çudi që tërheq mendje kaq të ndritura sa tuajat. Është një qytet i ri me shumë larmi. është i lidhur me shumë vend të tjera, me aeroportin që po rritet më shpejtësi me të gjithë Europën. Është edhe parajsë për artistët dhe inovatorët, dhe ç’më kanë thënë edhe jeta e natës është super fantastike. Po vetëm mos rrini shumë vonë në qoftëse nesër në mëngjes do të ktheheni në klasa”, deklaroi ajo.