Megaylli i popit Beyonce do të shfaqet së bashku me Kamala Harris gjatë fushatës ditën e nesërme.
Siç raportohet, këngëtarja do të ngjitet në skenë në qytetin e saj të lindjes, Houston, Teksas, në mbështetje të zëvendëspresidentes.
Ajo gjithashtu pritet të performojë, disa nga këngët e saj. Po ashtu Beyoncé i dha leje Kamala Harris në fillim të fushatës që ajo të përdorë këngën e saj Freedom.
“Ka disa njerëz që mendojnë se ne duhet të jemi një vend i kaosit, i frikës, i urrejtjes. Por ne? Ne zgjedhim diçka ndryshe. Ne zgjedhim lirinë”, tha Harris.
Ndërkohë Donald Trump mban një epërsi të rehatshme në shtetin Lone Star i cili nuk ka votuar demokrat që nga viti 1976, kur shteti zgjodhi Jimmy Carter në vend të Gerald Ford.