Korrigjimi i raportit nga ZKA, Çitaku: Ky është një nivel i ri i abuzimit – 9 shkurti nuk është larg, kësaj marrëzie po i vie fundi

by Merita

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas akuzave të LDK-së se ZKA u ndikua nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndryshim të shifrës së shpenzimeve të karburanteve për vitin 2023 nga ekzekutivi.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook thotë se ky është një nivel i ri i abuzimit.

banner

“Që qeveria po ndërhynë në institucionet e pavarura, tashmë është e ditur botërisht.

Që po instrumentalizon institucionet, madje edhe ato të sigurisë, është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare.

Po që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyren e Auditorit që të “korigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit.  9 shkurti nuk është larg. Kësaj marrëzie po i vie fundi”, tha Çitaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy