Lirohet nga akuzat e Prokurorisë Speciale, Buja: Vërteton pafajësinë dhe pastërtinë e UÇK-së

by Merita

Pas katër ditësh, Shukri Buja sot ka përfunduar dëshminë në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë.

Këtë e konfirmoi edhe vetë Buja përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi se pas procesit hetimor që zgjati mbi pesë vjet, që nga viti 2019, në fund është liruar nga të gjitha akuzat.

banner

Buja deklaroi se kjo është një fitore e madhe që vërteton pastërtinë dhe lavdinë e UÇK-së.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se pas një procesi të gjatë hetimor që zgjati mbi pesë vjet prej 2019,  më në fund jam liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë! Kjo është një fitore e madhe dhe e rëndësishme, e cila vërteton pafajësinë time por edhe pastërtinë dhe lavdinë e UÇK-së. Falë avokatëve të mi, Sir Geoffrey Nice dhe Taulant Hodaj, dhe insistimit të tyre për të mbyllur hetimet për mungesë provash, këtë javë mora konfirmimin zyrtar që gjithçka është mbyllur përfundimisht”, potencoi Buja.

Sipas tij, rasti i tij do të kontribuojë që ‘drejtësia të thotë fjalën e fundit për luftëtarët që ende gjenden në Hagë duke shpresuar që edhe ata të kthehen faqebardhë dhe fitimtarë sa më shpejtë’.

“Ky është rasti i parë i mbyllur për veprat penale të krimeve të luftës të hetuara nga kjo Prokurori në mënyrë zyrtare. Besoj se ky rast im do të kontribuojë që drejtësia të thotë fjalën e fundit për bashkëluftëtarët tanë që ende gjenden në Hagë dhe shpresoj që edhe ata të kthehen faqebardhë dhe fitimtarë sa më shpejtë. Lufta jonë, si popull, ka qenë një përpjekje e drejtë dhe legjitime për liri kundër okupatorit serbo-jugosllav, të cilët kanë kryer krime të rënda ndaj popullit tonë. Lufta jonë çlirimtare ishte e imponueshme dhe e drejtë”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy