Ballkani mposht Malishevën dhe i bashkohet Dritës në krye të kampionatit

by Nexhat

Ballkani ka arritur të mposht Malishevën në derbin e xhiros së 13-të me rezultat minimal 1-0.

Ishte minuta e 38-të e ndeshjes, kur Sunday Adetunji bëri një veprim të bukur në zonë dhe me një gjuajtje edhe më të bukur shënoi për 1-0.

banner

Me epërsinë minimale të skuadrës vendase u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide

Pjesa e dytë ishte edhe më interesante me Malishevën që medomos kërkonte barazimin, duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Edhe vendasit krijuan raste shënimi, por pa arritur të gjenin golin e dytë.

Në minutën e 92-të, Etnik Brruti bëri një goditje spektakolare nga distanca, por që ajo shkoi pak mbi portë.

Me këtë fitore Ballkani i bashkohet Dritës në krye të kampionatit me 25 pikë, derisa Malisheva mbetet e treta me 22 sosh.

Ndeshjen e radhës Ballkani e zhvillon në udhëtim te Prishtina, derisa Malisheva pret Dukagjinin në stadiumin ‘Liman Gegaj’

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy