Përveç sulmeve Izraelite, edhe dimri e vështirëson jetën palestinezëve në Gaza

by engel

Përveçse sulmeve ajrore izraelite, Rripi i Gazës do të përballet me një rrezik tjetër, atë të dimrit. Mes temperaturave të ulëta, reshjeve të shiut dhe kushteve jo të favorshme të jetesës, palestinezët e shpërngulur u duhet të sigurohen mirë për këtë stinë sfiduese.

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët e Palestinës (UNRWA) paralajmëroi të martën në një postim në X se me ardhjen e dimrit, njerëzit në Gaza “kanë nevojë për gjithçka, por shumë pak vjen.”

banner

“Një tjetër dimër në Gaza. Si ta përshkruajmë mjerimin mbi një tragjedi njerëzore? Gjatë 14 muajve të fundit, njerëzit janë zhvendosur vazhdimisht për t’i shpëtuar vdekjes. Ata humbën gjithçka. Ata kanë nevojë për gjithçka, por shumë pak vjen në Gaza.

Temperaturat po bien dhe shiu po fillon. Nuk ka strehim të sigurt, batanije apo rroba të ngrohta që njerëzit të kërkojnë pak pushim. Ngrohja është joekzistente dhe mjeti i fundit për të qëndruar ngrohtë është djegia e plastikës.

Dimri në Gaza do të thotë se njerëzit jo vetëm që do të vdesin për shkak të sulmeve ajrore, sëmundjeve apo urisë. Dimri në Gaza do të thotë se më shumë njerëz do të vdesin duke u dridhur për shkak të të ftohtit, veçanërisht midis më të pambrojturve duke përfshirë të moshuarit dhe fëmijët. Vullneti, udhëheqja dhe guximi mund të rikthejnë një vështrim të njerëzimit.”, shkruhet në postimin në “X”

Në tetor, sasia e ndihmës që hyri në Gaza arriti nivelin më të ulët që kur filloi lufta e Izraelit në enklavë, sipas të dhënave të përpiluara nga OKB, siç raporton CNN.

COGAT, agjencia që miraton dërgesat e ndihmave në Gaza, tha se po bashkëpunonte me ndërkombëtarët për “lehtësimin e hyrjes së furnizimeve dimërore dhe pajisjeve të strehimit, duke përfshirë ngrohësit, veshjet e ngrohta, tendat dhe batanijet.”

Këshilli Norvegjez i Refugjatëve tha në një raport të fundit se ofensiva e vazhdueshme e Izraelit u ka dhënë palestinezëve më pak mundësi për strehim këtë vit krahasuar me të fundit.

“Këtë dimër, ndërsa më pak ndërtesa mbeten në këmbë, shumë palestinezë janë të detyruar të jetojnë në tenda dhe strehime të sajuara që ofrojnë në mënyrë të konsiderueshme më pak mbrojtje kundër erës së ftohtë dhe shiut,” shkruhej në raport.

Moti po paraqet një nga rreziqet më të mëdha për palestinezët në Gaza tani dhe është “një tjetër komponent për të vrarë njerëz,” i tha CNN të premten nga Qyteti i Gazës Luiza Uollidge, një oficere e lartë e urgjencës në UNRWA.

“Era dhe shiu po mblidhen dhe njerëzit po jetojnë në këto struktura shumë, shumë të rrezikshme… Ky mot i keq mund t’i rrëzojë këto ndërtesa mbi njerëzit.”, tha Uollidge

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy