Një studim i Universitetit Griffith ka zbuluar se aktiviteti fizik i rregullt mund të zgjasë ndjeshëm jetën, me një fitim prej rreth pesë vjetësh për njerëzit mbi 40 vjeç, nëse arrijnë nivelet e aktivitetit të 25% të popullsisë më aktive.
Duke përdorur akselerometra për të matur saktësisht aktivitetin fizik, hulumtuesit zbuluan se aktiviteti ul rrezikun e vdekjes deri në 73% për grupin më aktiv.
Për më tepër, edhe një orë ecje mund të shtojë gjashtë orë jetë për ata që janë më pak aktivë. Një rritje e aktivitetit fizik mund të zgjat jetëgjatësinë me rreth 11 vjet për ata që janë më pak aktivë.
Studimi sugjeron përditësimin e udhëzimeve për aktivitetin fizik dhe investimin në mjedise që promovojnë shëndetin, siç janë lagjet pedonale dhe transportet publike të aksesueshme, shkruan Informim.net.