Thirrje që mërgimtarët nga Holanda të shkojnë në Bruksel, faqja “Shqiptarët në Holland” i referohet Kurtit si kryeministër holandez

by engel

Në tubimin me mërgatën që do ta mbajë Kryeministri Albin Kurti sonte në Bruksel, u është bërë thirrje të marrin pjesë edhe mërgimtarët nga Holanda.

Thirrja është bërë nga faqja “Shqiptarët në Holland”, e në postim Kurtit i referohen si Kryeministër i Holandës, raporton Express.

banner

“Ju ftojmë të merrni pjesë në një bashkëbisedim të veçantë me Kryeministrin e Holandës, i cili do të mbahet në Bruksel. Ky takim ofron një mundësi të rrallë për të diskutuar tema me rëndësi për komunitetin tonë dhe për të ndarë perspektivat tona mbi çështje të ndryshme”, thuhet në postim.

Në fund të këtij postimi figuron emri i Rizah Imeri, si Kordinator i Vetëvendosjes për “Holland”.

Takimi do të zhvillohet në orën 20:00, në “Pater Penninckxstraat 32, 198 Zemst Salla – Te Baba”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy