Bashkimi fiton sërish ndaj Borës, kualifikohet në gjysmëfinale

by Nexhat

Bashkimi u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës.

Prizrenasit edhe në ndeshjen e dytë, fituan ndaj Borës, me shifrat 97:74 (20:21, 26:27, 25:11, 26:15)

banner

Fitorja në Prishtinë me 22 pikë dallim, 66:88, ishte e madhe për prizrenasit, që me një këmbë ishin në gjysmëfinale

Në sfidën e dytë gjysmëfinale të zhvilluar në Prizren, pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë, duke përfunduar 46:48, derisa në pjesën e dytë, vendasit ishin më të mirë, dhe u shkëputën për të triumfuar me rezultat 97:74.

Te vendasit u dalluan Robert Rikiq me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Lejson Zeqiri me 17 pikë, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Dion Haxhosaj me 18 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

Bashkimi në gjysmëfinale do të ndeshet me Vëllaznimin, derisa gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Edhe në gjysmëfinale, do të zhvillohen dy ndeshje vajtje-ardhje, ndërsa finalja e Kupës do të jetë në shkurt të vitit të ardhshëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy