“Frikësimi” i Biden/ Bashkëpunimi mes Kinës, Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut, kërcënim për SHBA. Ja lëvizja e papritur e presidentit amerikan

by Nexhat

Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar një dokument të ri mbi sigurinë kombëtare përpara kthimit të Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë

Dokumenti mund të shërbejë si një udhërrëfyes për administratën e ardhshme mes përpjekjeve në dukje të saj për t’iu kundërvënë bashkëpunimit në rritje mes Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Lajmi u njoftua të mërkurën nga Shtëpia e Bardhë

banner

Në këtë dokument përmenden katër rekomandime si: përmirësimi i bashkëpunimit ndërinstitucional brenda qeverisë amerikane, përshpejtimi i shkëmbimit të informacionit me aleatët rreth katër vendeve kundërshtare, kalibrimi i veprimeve në përdorimin e sanksioneve dhe mjeteve të tjera ekonomike nga ana e qeverisë amerikane për të siguruar efektivitet maksimal si dhe forcimi i përgatitjes për të menaxhuar krizat e njëkohshme që lidhen me kundërshtarët.

Për shumë vite Shtetet e Bashkuara ka qenë të shqetësuara për bashkëpunimin mes Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Koordinimi mes tyre është përshpejtuar si pasojë e sulmit rus në Ukrainë në vitin 2022

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy