UEFA e gjobiti FSHF-në shkaku i tifozëve

by Nexhat

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi me rreth 28 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për hedhjen e sendeve në fushë dhe ndezjen e flakadanëve në stadium, në duelin kundër Çekisë, i luajtur më 16 nëntor në stadiumin kombëtar në Tiranë.

Ky, në fakt, është i disati rast që FSHF ndëshkohet me gjoba të majme për situata të ngjashme në ndeshjet brenda fushe, të kombëtares shqiptare.

banner

Në tetor Federata u penalizua me më shumë se 41 mijë euro për  disa incidente të vogla në duelet e muajit shtator në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës në Pragë, por edhe kundër Gjeorgjisë në Tiranë, transmeton vizionplus.

Bashkë me njoftimin për gjobën e marrë nga UEFA, Federata i bëri thirrje tifozëve të kombëtares të jenë korrektë me kundërshtarët, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin tonë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy