Pronari i Starlink, Elon Musk e ka konfirmouar vetë se platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë së hapësirës ajrore SpaceX, tashmë operon edhe në Kosovë.
Miliarderi Musk e konfirmoi këtë lajme përmes një postimi në X.
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovë (ARKEP) i dha autorizim të përgjithshëm Starlink-ut rreth dy muaj më parë. Ky vendim i mundëson vendit qasje më të gjerë në internet në të gjithë vendin, duke përfshirë zonat e largëta dhe të pashërbyera.
Me autorizimin e Starlink-ut, Kosova i bashkohet vendeve që përfitojnë nga teknologjia më e avancuar satelitore.
Starlink’s high-speed, low-latency internet is now available in Kosovo! 🛰️🇽🇰❤️ → https://t.co/G1myzWJQ6j pic.twitter.com/55sQa88sNX
— Starlink (@Starlink) December 21, 2024