Juventus ka vendosur ta shesë Danilon dhe tashmë ia ka bërë të ditur këtë vendim lojtarit brazilian.
Prej kohësh flitet për një mundësi shitjeje të Danilos, i cili është në shënjestër të disa klubeve italiane dhe të huaja, por tani duket se ka ardhur kthesa me vendimin përfundimtar të Juventusit për ta vënë brazilianin në treg, siç raporton Fabrizio Romano në rrjetet sociale.
Pasi ka njoftuar Danilon për synimin për të dëgjuar ofertat që mund të vijnë në janar, Juventusi po vepron në tregun e transferimeve për të sjellë një ose dy mbrojtës që mund të plotësojnë kërkesat e Thiago Motta-s për pjesën tjetër të sezonit.
Juventus ka vënë Danilon në treg dhe tani pret që pretenduesit e tij të veprojnë seriozisht. Këta përfshijnë, në radhë të parë, Napolin, pasi Antonio Conte e admiron mbrojtësin brazilian prej kohësh.
Marrëveshja për Danilon mund të realizohet edhe me ndonjë shkëmbim, jo vetëm me një ofertë financiare.
Si alternativë, Danilo mund të lërë Evropën për t’u transferuar në kampionatin saudit, në veçanti tek Al-Nassr i Cristiano Ronaldos. Ka edhe Stefano Pioli-n, i cili po monitoron ngjarjet në Torino, duke pritur për të bërë lëvizjen e tij.
Në disa ndeshje të vështira të Juventusit gjatë tetorit dhe nëntorit, Danilo ka marrë duartrokitje për paraqitjen e tij ndaj si ish ndaj Manchester City-t.
Në përgjithësi, braziliani ka realizuar disa paraqitje të mira, ndërsa ka pasur probleme të dukshme në krahun e djathtë dhe të majtë.
Danilo ka luajtur edhe disa ndeshje si qendërmbrojtës këtë sezon, para se Thiago Motta ta vendoste titullar në krah në ndeshjet e fundit të Serisë A dhe Champions League.
Juventus ka vendosur në shënjestër David Hancko-n, ish-lojtar i Fiorentinës tani te Feyenoordi. Giuntoli ka pranuar interesin për sllovakun, i cili ka një çmim më të ulët se bashkatdhetari i tij Skriniar.
Hancko mund të luajë si në krahun e majtë (është i majtë) ashtu edhe në qendër të mbrojtjes, dhe për këtë aftësi të tij, konsiderohet trashëgimtar i përsosur i Danilos.