Gjeneral Barduani shpjegon vendimin për mosautorizimin e dërgimit të FSK-së në Veri pas sulmit në Ibër-Lepenc

by Merita

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Barduani, ka folur në një intervistë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit dhe për kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që pas sulmit të 29 nëntorit ta dërgojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Veri

Barduani ka treguar në përputhje me marrëveshjen mes NATO-s dhe Kosovës, çfarëdo vendosje e FSK-së në Veri duhet të ketë miratim paraprak nga komandanti i KFOR-it dhe ka sqaruar se nuk e ka aprovuar një kërkesë të tillë, meqë situata në mënyrë efektive ishte menaxhuar nga Policia e Kosovës me përkrahje të EULEX-it dhe KFOR-it.

banner

“Pas shpërthimit, KFOR-i vendosi menjëherë njësi për të siguruar zonën e Zubin Potokut rreth kanalit të dëmtuar dhe ofroi mbështetje për institucionet në Kosovë, duke përfshirë ndihmën logjistike, inxhinierike dhe për asgjësimin e mjeteve shpërthyese. Në përputhje me Marrëveshjen NATO-Kosovë të vitit 2013, çdo mision potencial i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon miratim paraprak nga komandanti i KFOR-it. Bazuar në vlerësimin e sigurisë dhe veprimet e vazhdueshme të KFOR-it, unë nuk kam dhënë autorizim të tillë pasi situata është menaxhuar efektivisht nga Policia e Kosovës, me mbështetjen e EULEX-it dhe KFOR-it. Në të ardhmen, KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë mbështetje shtesë sipas nevojës, duke mbajtur një koordinim të ngushtë me institucionet në Kosovë”, ka thënë Barduani për Kosovo Online.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy