Daut Haradinaj pritet me entuziazëm në Stubëll, shpresë për ndryshimin e madh

by engel

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti në një tubim në Stubëll të Vitisë. Sipas Haradinajt është turp që autostrada që kalon afër Vitisë nuk ka qasje për kyçje në këtë komunë.

Ai ka thënë se pritja e madhe në Stubëll të Vitisë jep shpresë për një ndryshim të madh.
“Stublla e Vitisë po jep shpresë për ndryshimin e madh që po ndodh. Kjo pritje dhe ky entuziazëm garantojnë një fitore bindëse për Kosovën dhe Vitinë në veçanti, këtë qytet që e përshkon afër autostrada e nuk ka qasje është një turp i madh! Jam munduar dhe ishte pothuajse e kryer qasja në autostradë në vitin 2020, por ndryshimi mashtrues i qeverisë Kurti e hodhi në kosh të plehrave këtë projekt, që e kishte nisur deputeti Salihu nga kjo zonë.”, u shpreh Haradinaj.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy