32
Ministri i jashtëm serb Marko Gjuriq u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të gjejnë forcë brenda vetes dhe “të ruajnë unitetin” dhe, siç thotë ai, të kuptojnë rëndësinë e të qenit “të bashkuar ndaj regjimit të Kurtit”.
“Është domethënëse dhe u bëj thirrje bashkatdhetarëve tanë që të gjejnë forcë brenda vetes dhe të ruajnë unitetin dhe të kuptojnë rëndësinë e të qenit të përfaqësuar në mënyrë unike ndaj regjimit të Kurtit. Lista Serbe paraqet mjet për luftën për të drejtat kolektive serbe në Kosovë sepse me ndihmën e saj do të tregojmë se Serbia dhe serbët nuk po tërhiqen”, ka pretenduar Gjuriq në RTS.