Haradinaj: E vërteta e Reçakut dhe Kosovës e pandryshueshme, të nxirren para gjyqit ata që kryen krimet

by informim peje

Homazhe në Kompleksion Memorial në Reçak ka bërë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj së bashku me partnerët e koalicionit.

Haradinaj ka kërkuar drejtësi për civilët e vrarë e masakruar në Reçak nga forcat serbe.

banner

 “E para që na duhet ta themi është se duam drejtësi, diçka që na takon me të drejtë për të kërkuar. Ende nuk ka drejtësi për Reçakun dhe për shumë masakra në Kosovë. Është absurde kjo gjendje që të mos ketë drejtësi dhe të mos nxirren para gjyqit ata qe i kanë kryer këto krime”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se e vërteta e Reçakut dhe Kosovës është e pandryshueshme përjetësisht.

“I përjetshëm kujtimi për martirët e Reçakut, e vërteta e Reçakut dhe Kosovës është e pandryshueshme përjetësisht, liria ka ardhur falë gjakut dhe sakrificës, gjithsesi edhe falë ndihmës së aleatëve tanë, NATO-s prirë nga Amerika”, tha Haradinaj./EO

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy