Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar për lansimit e disa dezinformatave kundër opozitës.
Ai e ka quajtur “propagandë të çmendur, të rrezikshme” një grumbull dezinformatash të publikuara në internet si “analizë”.
“Një propagandë kaq e çmendur, e rrezikshme . Një think tank dhe një propagandues i afërt me regjimin qeverisës të VV-së, të dy pretendojnë se Kosova ka probleme me ‘bullgarizimin’ dhe ‘katolicizimin’ dhe se liderët e opozitës ‘po konvertohen fshehurazi në katolicizëm’. Kjo mund të paguhet vetëm nga inteligjenca serbe”, shkroi Selimi në një postim në X.
PETRIT SELIMI/ Such a crazy, dangerous propaganda . A think tank and a propagandist close to ruling VV regime, both claim Kosovo has problems with ‘bulgarisation’ & “catholicisation” and that opposition leaders are “secretly converting to Catholicism”. This can only be paid by Serbian intel.