“Beretat e kuqe”- A po tenton Dejona Mihali instalimin e komunizmit në Kosovë?

by informim peje

Dhuro një kapelë të kuqe, për një mike, grua, zonjë, ishte thirrja e Dejona Mihalit.

Por, a dëshiron Mihali ta çojë Kosovën drejt komunizmit dhe çfarë simbolizon kjo kapelë?

banner

Analistja Magbule Shkodra ka ngritur shqetësime për veprimet dhe ndikimin e Dejonës Mihali, duke lidhur kërkesat e saj me ideologjitë e majta.

“Në aspektin politik, ngjyra e kuqe simbolizon ideologjitë e majta, si socializmi, komunizmi dhe anarkizmi.

Ajo që ka bërë një kërkesë të tillë, duket se ka plane afatgjata dhe të fshehta”, tha Shkodra, transmeton Klankosova.tv.

Ajo shtoi se këto ide mund të kenë synimin për ta orientuar shtetin drejt një modeli të cilin Kosova e ka kaluar gjatë ish-Jugosllavisë dhe nuk do të dëshironte të kthehej.

Megjithatë, Shkodra theksoi në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se Dejona Mihali nuk është vetë aq e fuqishme, por fuqinë e saj e ka ndërtuar përmes mbështetjes së kryeministrit Albin Kurti.

“Ai i ka dhënë asaj besimin e madh dhe tash ajo është fuqizuar brenda partisë”, shtoi Shkodra.

Ndërkohë, Ardian Gaxheri ka shtuar një tjetër dimension mbi këtë çështje, duke deklaruar se:

“Kjo është një ideologji që pretendon se shteti duhet të ketë gjithçka në pronësi dhe jo korporatat apo kompanitë”.

Nuk është vetëm Dejona Mihali prapa kësaj ideologjie, por edhe Albin Kurti, që synon të marrë pasuritë nga të pasurit dhe t’ua japë të varfërve, një qasje identike me atë të Mihalit”.

Por për të implementuar komunizmin nevojiten iniciativa të ndryshme, dhe një nga ato është pikërisht kjo me kapelat e Dejona Mihalit”, tha Gaxherri./Klankosova.tv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy