Liverpooli ka piketuar Jeremy Dokun si një nga objektivat kryesorë për afatin kalimtar të janarit.
“Reds” po monitorojnë nga afër situatën e belgut te Manchester City dhe janë gati të lëvizin nëse kampionët anglezë hapin derën për largimin e tij.
24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2031 dhe vlera e tij llogaritet rreth 75 milionë euro
Liverpooli po planifikon ta financojë operacionin përmes shitjes së Cody Gakpos dhe Rio Ngumohas.

