Kurti pas takimit me Von der Leyen: Kosova një prej vendeve më të sigurta në Europë, qytetarët s’frikësohen të ecin vetëm natën

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti e falënderoi presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për mbështetjen dhe vizitat e vazhdueshme në Kosovë, pas takimit në Qeveri.

Kurti tha se në rajonin tonë ka “autokraci elektorale”, shtoi se “Kosova është demokraci elektorale”.

banner

“Ky përparim e ka bërë Kosovën edhe njërin prej vendeve më të sigurta në Evropë. Nëntë në dhjetë qytetarë tanë ndjehen të sigurtë të ecin vetëm natën. Dhe përmirësimi më i madh në siguri dhe në sundimin e ligjit ka ndodhur në veri të vendit tonë”, tha ai.

Kurti tha se ekonomia po “vazhdon të rritet”.

Kryeministri tha se Kosova do ta përmbushë “çdo reformë” në rrugën euro-atlantike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy