Në orët e hershme të mëngjesit, në Tregun e Gjelbër në Prishtinë ka shpërthye zjarr.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
Ai tha se gjashtë lokale janë përfshirë nga zjarri, ndërsa flakët janë vendosur nën kontroll.
“Në ora 05:45, është pranuar informatë për zjarr në lokale të Tregut të Gjelbër. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes . Me të arritur, është pa se zjarri kishte shpërthyer dhe kishte përfshirë 6 lokale. Është bërë prerja e shpërhapjes së zjarrit dhe për një kohë të shkurt është vendosur nën kontroll. Aktualisht jemi në eliminimin e tërësishëm të zjarrit”, tha ai.