Këngë, album… më në fund mësohet ç’po ndodh me Flori Mumajesin!

by informim peje

Ai i mungon prej kohësh muzikës shqiptare e skenës, por emri i tij mjafton për të trazuar ujërat në çdo lajm, me shpresën se në njërin prej tyre konfirmohet rikthimi i tij.

Po flasim për Flor Mumajesin të cilin e kërkojnë ngado dhe çdo person afër tij nuk i shpëton pyetjes: “Ku është?”

banner

Këtë herë, ‘gracka’ ishte për Klajdi Harunin. Gjatë një tavoline korçare në Bogë me Anxhela Peristerin, Mihallaq Andrean e Viola Spiron, të ftuar në “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani, që gjithashtu është mikeshë e Florit, ai zbuloi se është në një pushim artistik, por këngët e bukura po vijnë.

Arbana Osmani: Nga bëhet Flori pyesin të gjithë o Klajdi? Të pyesin ty, më pyesin edhe mua, unë për vete e di që është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti na thuaj ndonjë informacion pak më tepër se ti e takon pak më shpesh. Kur do të dalë kënga, kur do të dalë albumi se këto s’m’i thotë mua.

Klajdi Haruni: Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë.

Arbana Osmani: Po bën këngë të bukura.

Klajdi Haruni: Disa i ka krijuar që tani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy