Dyshime për falsifikim të dokumenteve, Policia jep dataje për kontrollet në veri

by informim peje

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë lidhur me kontrollet që kanë bërë të premten në disa komuna në veri të vendit.

Policia njofton se rasti ka të bëjë me falsifikim të dokumentit, gjersa kontrollet janë bërë në veri të Mitrovicës, në Zveçan, Leposaviq dhe në Zubin Potok të premten në ora 09:00.

banner

“Njësitë policore kanë bërë kontrolle në disa komuna, ku dyshohej për falsifikim të dokumenteve dhe po zhvillohej aktivitet ilegal”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se janë arrestuar tri të dyshuara femra dhe janë sekuestruar dokumente të ndryshme.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy