Grafiti “Kryeministër Hajvan” brenda oborrit të QKUK-së duket se i ka penguar përkrahësve të kryeministrit Kurti, të cilët kanë shkuar për ta mbuluar me ngjyrë të zezë fjalën “hajvan”. Për të njëjtit që morën përsipër këtë “detyrë” thuhet se janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Madje, Nol Nushi i cili ishte të hënën në “Pressing” e identifikoi njërin duke thënë se “ka punuar te Albulena Haxhiu”.
Përveç tyre, u raportua se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës për t’u marrë nga afër me grafitin, por nga policia nuk kanë konfirmuar nëse është hapur rast.
Gjithsesi, gjuha që ka përdorë Kurti kundrejt kolegëve të opozitës, ka nisur të përdoret edhe ndaj tij dhe si duket kjo nuk po u pëlqen përkrahësve të tij.
