Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

by informim peje

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja tironse e këngës, nga Prof. Behar Arllati.

Muzika popullore dhe ajo e traditës qytetare shqiptare ka bërë gjithnjë bashkë shqiptarët, ndonëse të ndarë përtej kufijve. Sidomos kënga qytetare e Tiranës. Me zërin e saj Safete Toska ka shkruar kapituj të rëndësishëm në historinë e muzikës shqiptare, ashtu sikurse ka bërë në Teatrin e Operas dhe Baletit edhe këtë herë për një monografi të re.

banner

Me praninë e vetë zonjës Safete dhe një panel të nderuar të ftuarish, u duartrokit, vlerësua dhe nderua artistja që ka qenë pjesë e vetë ansamblit të këtij institucioni, shkruan A2.

Monografia e re shkruar nga Behar Arllati përfaqëson një gjurmë të rëndësishme në historinë dhe pasqyrimin e vlerave të interpretimit të këngës tonë popullore, sidomos për këtë fisnike tironse të këngës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy