Kombëtarja shqipëtare rikthehet në stërvitje, gjendja e Starkoshës pas lëndimit

by jonzefaj

Kombëtarja shqiptare është i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes me Anglinë, të luajtur një natë më parë në stadiumin Wembley.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta. Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër.

banner

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke u mbajtur nën monitorimin e vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi. Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe mjekët janë optimistë që ai mund të rikuperohet për ndeshjen e të hënës ndaj Andorrës në Arena Kombëtare.

Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë shfaqur probleme fizike dhe janë të gjithë të gatshëm për sfidën e dytë të kualifikueseve. Pas seancës stërvitore Kombëtarja do të udhëtojë drejt Shqipërisë, ku do të mbërrijë gjatë orëve të pasdites.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy