31
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë dhe më gjerë.
Ambasada ka shpërndarë urimet më të ngrohta për këtë ditë të shenjtë dhe ka shprehur solidaritetin me ata që po festojnë Bajramin, si në Kosovë ashtu edhe në të gjithë botën.
“Për të gjithë ata që po festojnë Bajramin në Kosovë dhe në mbarë botën: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak!”, thuhet në postimin e ambasadës.