Sulmi me granta dore në Zveçan dhe arrestimi i katër “pelegrinëve” serb në Gjakovë – Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë

by Nexhat

Këshilli i Sigurisë i Kosovës është mbledhur sot me kërkesë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Sipas një njoftimi për media nga Qeveria thuhet se në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen e sigurisë në vend, me theks të veçantë te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale nga ana e Serbisë.

banner

Gjatë mbledhjes, u raportua për incidentin e fundit të 1 prillit, ku zyra e Postës së Kosovës në Zveçan u sulmua me dy granata dore, njëra prej të cilave shpërtheu.

Po ashtu sipas njoftimit për media thuhet se u diskutua edhe për arrestimin e katër shtetasve serbë në Gjakovë, përfshirë një toger të policisë dhe një kapiten të ushtrisë serbe, nga të cilët u konfiskuan materiale të rëndësishme.

“U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në njoftim

Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit të Sigurisë të Kosovës theksuan se ndërhyrjet e Serbisë janë shtuar edhe në procesin zgjedhor të Kosovës, përfshirë përpjekjet për të sabotuar themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë.

Serbia, thuhet në njoftim që përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Milan Radoiçiq, po tenton të shkaktojë tensione etnike dhe ndërpartiake në Kosovë, me qëllim destabilizimin e vendit.

“Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet që nxis tensione nëdretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën. Kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës

Po ashtu në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurisë, u theksua se Serbia po ushtronë trysni të fortë ndaj serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.

“Regjimi i Vuçiqit po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm, teksa vetë ai ndodhet në krizën më të madhe ndonjëherë”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Sigurisë i Kosovës shprehu mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të shtetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy