Deputetët e PDK-së e LDK-së u regjistruan sot, ata të AAK-së, Listës Srpska e komuniteteve tjera të hënën

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për regjistrimin e sotëm të deputetëve të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, sipas vendimit nga mbledhja e përbashkët e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësues të subjekteve politike parlamentare.

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar deputetë nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, por edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, shumica e të cilëve e kanë kryer dje regjistrimin.

banner

Po sipas këtij vendimi, të hënën, më 14 prill, do të regjistrohen deputetët e AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera joshumicë.

Seanca konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit do të mbahet të martën, më 15 prill, në orën 10:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy