Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është duke u preokupuar me asnjë problem me të cilën po përballet Kosova.
Behrami thotë se Albini nuk është i preokupuar as për shtrenjtimin e rrymës, as kërcënimet e sigurisë nga Serbia dhe radikalizmi dhe asgjë tjetër.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Kurti aktualisht preokupohet vetëm për një gjë, se si ta bëjë Albulena Haxhiun kryeparlamentare.
Postimi i tij:
Albini nuk është i preokupuar me sanksionet e BE-së! Albini nuk është i preokupuar as me çmimet e larta të energjisë elektrike!
Albini nuk është i preokupuar as me marrëdhniet e shkatërruara me SHBA-në!
Albini nuk është i preokupuar as me padrejtësitë dhe rishkrimin e historisë së UÇK-së dhe të Kosovës në Hagë.
Albini nuk është i preokupuar as me rastet e dhunimeve dhe vrasjen e grave.
Albini nuk është i preokupuar as me ndriçimin e rastit të Deharit.
Albini nuk është i preokupuar as me të zhdukurit me dhunë gjatë luftës.
Albini nuk është i preokupuar as me mungesën e perspektivës për të rinjtë!
Albini nuk është i preokupuar as me kërcënimet e sigurisë nga Serbia dhe radikalizmi!
Albini nuk është i preokupuar as me daljen nga kontrolla e përdorimit të substancave narkotike nëpër shkollat e Kosovës!
Albini është i preokupuar vetëm për një gjë këto ditë: Qysh ta bëjë Albulena Haxhiun kryeparlamentare!.