Ndërpritet seanca per zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit, Kuvendi mbetet pa Kryetar, seanca e rradhes me 3 maj

by engel

Edhe sot, për herën e shtatë dështojë zgjedhja e kryetarit respektivisht kryetares së Kuvendit të Kosovës. E veçanta sot ishte tentimi i ndryshimit të mënyres së votimit, pra ndryshe nga herat tjera që është votuar me votë të hapur, sot është tentuar që të organizohet mënyra për të votuar me votë të fshehtë.

Kjo mënyrë e ndryshimit të procesit pa asnjë paralajmërim, pa asnjë koordinim por në mënyrë të befasishme, nuk u pranua nga partitë shqiptare në Kuvend përveç Vetëvendosjes dhe disa partive jo shumicë që tashmë janë rreshtuar në propozimet që vijnë nga Vetëvendosje. Vlenë të ceket se kjo mënyrë u kundërshtua edhe nga Lista Serbe, dhe disa parti jo shumicë.

banner

Kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi e ka quajtur cirk këtë mënyrë të funksionimit të Kuvendit ndërsa mënyren e votimit e ka quajtur kundër Kushtetuese. Ai ka thënë se nuk merr pjesë në votim por do të qëndrojnë në sallë për të vëzhguar procesin.

Edhe kryetarja e grupit parlamentar të LDK-së, znj. Hykmete Bajrami e ka kritikuar fuqishëm këtë veprim të orkestruar nga Vetëvendosje duke e quajtur si jo Kushtetues dhe që nuk parashihet me rregulloren e Kuvendit të Kosovës. Në rast se procedohet dhe arrihet ndonjë rezultat me këtë mënyrë, ajo ka paralajmëruar se rasti do të dërgohet në Gjykaten Kushtetuese.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes, z. Hekuran Murati ka akuzuar partitë PDK dhe LDK si fajtore për bllokimin e situatës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai ka rikujtuar se kryetari Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e PDK-së dhe LDK-së për të bashkëbiseduar për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë. Për më teper, ai ka lënë të kuptohet se në takimin midis Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit, i cili është bojkotuar nga LDK, që është mbajtur disa minuta para seances, është diskutuar edhe për këto ndryshime për mënyren e votimit. Këtë pohim e ka mohuar Memli Krasniqi në intervistat me media.

Edhe në këtë seancë, Vetëvendosje nëpërmjet përfaqësuesit Glauk Konjufca e ka propozuar serish Albulena Haxhiun për poziten e Kryetares së Kuvendit, por procesi nuk u zhvillua fare sepse nuk u sigurua kuorumi i nevojshëm, në sallë ishin të pranishëm vetëm 56 deputet nga 120 që ka Kuvendi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy