Lushaku: Kosova po rrëshqet drejt një rreziku serioz për demokracinë – mbytjes së lirisë së fjalës

by engel

Ka reaguar Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku duke rikujtuar se indeksi i lirisë së shtypit e vendos Kosovën në minus 24 vende më poshtë, dhe sipas saj kjo duhet të vlerësohet si një kambanë alarmi.

Sipas zonjës Lushaku, Kosova po rrëshqet drejt një rreziku serioz për demokracinë: mbytjes së lirisë së fjalës. Rënia e saj në vendin e 99-të në raportin global për lirinë e medias është një kambanë alarmi që nuk guxon të injorohet. Kjo nuk është vetëm një statistikë – është pasqyrë e një realiteti shqetësues që po thellohet çdo ditë.

banner

Gjatë viteve të fundit, kemi qenë dëshmitarë të një përpjekjeje të vazhdueshme për të shtypur zërin kritik të gazetarëve: sulme të drejtpërdrejta ndaj mediave, etiketime ofenduese dhe një makineri propaganduese që synon të mbjellë frikë e pasiguri. Gazetarët sot shpallen “armiq”, “bashkëpunëtorë të Serbisë” apo “të shitur”, vetëm sepse guxojnë të bëjnë pyetje, të hulumtojnë dhe të kërkojnë llogari nga pushteti.

Por liria e medias nuk është luks – është bazë e një shoqërie demokratike. Kur gazetaria heshtet, mashtrimi bëhet normë, qytetari mbetet në terr, dhe propaganda merr drejtimin e vendit.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për solidaritet. Duhet të ngrihemi për të mbrojtur fjalën e lirë si një të drejtë themelore dhe të panegociueshme. Asnjë qeveri nuk ka të drejtë të frikësojë gazetarët apo të heshtë qytetarët.

Një shtet që ka frikë nga fjala, ka frikë nga e vërteta. E ne, si qytetarë të këtij vendi, duam të vërtetën, drejtësinë dhe lirinë – për ne dhe për fëmijët tanë.

Kosova nuk mund të jetë e lirë, nëse fjala është e robëruar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy