Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se propozimi i LDK-së për të dalë nga ky ngërç politik është një qeveri nacionale e tranzicionit. Ajo tha se kushdo që e kundërshton këtë propozim atëherë le të japin të tyre se si duhet të dilet nga bllokada.
“Ky është propozimi ynë për të zhbllokuar situatën, nëse të tjerët nuk duan atëherë le të urdhërojnë dhe le ta zhbllokojnë. Le të dalin me propozimet e tyre dhe le ta bëjnë një shumicë dhe ta zhbllokojnë situatën. Në natën e zgjedhjeve e kemi thënë që qytetari na e ka dhënë këtë rezultat dhe e respektojmë”, tha ajo.
Bajrami tha se pas qëndrimit që e kishin dhënë që qëndrojnë në opozitë “ne kemi bërë një hap tutje dhe kemi lëshuar pe dhe kemi thënë se po ulemi me të gjitha partitë politike dhe të gjejmë një zgjidhje politike”.
“Nëse të tjerët s’e pranojnë propozimin tonë, atëherë duhet të dalin me propozim”, përsëriti Bajrami.