Krasniqi: Për propozimin e LDK do t’ju njoftojmë më vonë, gjithsesi jemi të gatshëm të takohemi me secilen parti

by engel

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se do ta diskutojë me kryesinë e partisë propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për formimin e një qeverie të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidetit.

Krasniqi tha se është i gatshëm t’i takojë dhe të komunikojë me të gjithë liderët.
“Ju e dini që s’i kam ikë asnjë takimi. Unë e kam takuar edhe Albin Kurtin. Normalisht që kolegët e ish-opozitës i takoj edhe më lehtë dhe edhe më me dëshirë”, tha ai.

banner

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, propozoi të martën që të gjitha partitë të merren vesh për një qeveri gjithpërfshirëse të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit.

Sipas LDK-së, kjo do t’i jepte zgjidhje ngërçit institucional.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy