PDK diskuton sot rreth propozimit të LDK-së për qeveri të tranzicionit

by informim peje

Partia Demokratike e Kosovës do ta shqyrtojë sot propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin një qeverie unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar mbrëmë se është informuar mbi këtë propozim dhe se vendimet për propozime të tilla merren në organet e partisë.
“Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë. Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm”, ka deklaruar Krasniqi për Reporteri.

banner

Ndryshe, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar dje ftesën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për koalicion.

Abdixhiku ka dalë me një propozim të ri, për krijimin e një qeverie siç tha ai unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen.

Për këtë propozim, Abdixhiku tha se është i gatshëm të takohet me të gjitha partitë shqiptare, përfshirë edhe VV-në.

AAK e ka pranuar propozimin e Abdixhikut për takim.

“Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk. […] LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”, u tha Abdixhiku gazetarëve pas takimit me kryesinë e LDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy