Kryetari i OEK: Kosova humbi 300 milionë euro për projekte kapitale për shkak të masave ndëshkuese të BE-së

by informim peje

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë negativ në ekonominë e vendit.

Sipas tij, Kosova ka humbur mundësinë për t’i shfrytëzuar 300 milionë euro të destinuara për projekte kapitale, mjete që do të kishin ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik.

banner

“Ne s’kemi mundur t’i shfrytëzojmë 300 milion euro që kanë qenë të destinuara për projekte kapitale. Mjetet të cilat do të kishin ndikuar në ekonominë tonë. Për shkak të masave ndëshkuese, Kosova u pamundësua të përfitoj dhe e dyta në kuptimin e imazhit nuk është imazh i mirë dhe nuk është motiv për investitorët që të investohet këtu kur ne jemi në masa sanksionuese”, u shpreh Rafuna. /Frontonline

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy