Abdixhiku bën thirrje për zgjidhje të krizës institucionale: LDK e vetmja me propozim konkret për dalje nga kriza

by engel

Prishtinë, 12 maj 2025 — Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ju drejtuar qytetarëve dhe duke bërë thirrje indirekte të gjitha subjekteve dhe institucioneve politike – e në veçanti partisë fituese të zgjedhjeve të fundit, Vetëvendosje – që të gjendet një zgjidhje për daljen nga kriza institucionale që po zgjat tashmë për tre muaj.

Në reagimin e tij, Abdixhiku shprehet i shqetësuar për bllokadën parlamentare që po vazhdon pa asnjë rezultat konkret, duke theksuar se nesër do të jetë hera e 15-të që thirret një seancë e Kuvendit që përfundon pa formim institucionesh. Sipas tij, qytetarët me të drejtë janë të frustruar me situatën, pasi mungesa e një Qeverie dhe Parlamenti funksional po ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.

banner

“Çmimet e larta bërtasin, pagat mbesin të pamjaftueshme, faturat e energjisë rriten, e asnjë projekt madhor nuk ecën më”, thekson Abdixhiku në postimin e tij, duke nënvizuar se kriza është më e thellë sesa vetëm në Kuvend – është e ndjeshme në përditshmëri.

Kreu i LDK-së rikujtoi se partia që ai përfaqëson ka ofruar një zgjidhje konkrete: formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit, me mandat të kufizuar dhe agjendë të përbashkët, që do të funksiononte deri në zgjedhjen e Presidentit të ri. Ai theksoi se kjo iniciativë nuk ka për qëllim ndarjen e pushtetit, por parandalimin e paralizës së mëtejshme institucionale.

“LDK-ja mirëpret çdo mundësi që çon drejt daljes nga kjo gjendje, përfshirë edhe takimin e ftuar nga Presidentja,” deklaroi ai, por shtoi se “një nismë për të pasur sukses, duhet të paraprihet me ide të reja – jo me këmbëngulje në qëndrime të dështuara.”

Për Abdixhikun, kriza nuk mund të tejkalohet me insistime të njëanshme dhe pa një shumicë reale në Kuvend. Ai ritheksoi se propozimi i LDK-së është i vetmi i paraqitur deri më tani në skenën politike dhe se kjo është një rrugëzgjidhje që i shërben interesit të vendit mbi interesat e ngushta partiake.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy