Deputeti i Guxos, Nezir Kraki, është shprehur se do t’i vinte mirë nëse gjatë mandatit të ri si kryeministër, Edi Rama do ta shihte më ndryshe raportin në Kosovën.
Ndërkaq, se pse Kurti nuk e ka uruar akoma Ramën për fitoren, Kraki ka thënë se raportet e tyre kanë qenë të çuditshme sipas tij që nga përfshirja e Ramës në tema që kishin lidhje vetëm me Kosovën.
“Unë gëzohem nëse gjatë këtij mandati Rama do ta shoh më ndryshe raportin me Kosovën, Shqipëria do të forcohet do të faktorizohet në Ballkan me nismat rajonale evropiane do të avancoj drejt integrimeve. Raportet është e vërtetë që kanë qenë të çuditshme këto vitet e fundit sepse implikimi apo përfshirja e Rames në tema që kishin lidhje eksluzivisht me Kosovën që e ka çorientu e ka defaktorizu Kosovën komplet në raport me Amerikën, me Evropën, me Serbinë do të thotë është implikim i disfavorshëm për ne si Kosovë dhe normalisht indirekt i disfavorshëm edhe për faktorin shqiptar në Ballkan”, ka thënë ai në Tëvë1