Chernysh: Serbia ndihmoi ushtarakisht Ukrainën por në këmbim të parave, Kosova e ndihmoi pa pagesë

by informim peje

Politikani ukrainas, Vadym Chernysh, ka deklaruar se shpreson që së shpejti të ndodhë njohja e shtetit të Kosovës nga Ukraina, duke shtuar se së fundmi ka pasur diskutime të mëdha në opinionin publik.

Ai është shprehur se pas përfundimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë “duhet të bëjmë shumë gjëra së bashku me kosovarët në nivele të ndryshme”.

banner

“Shoh disa ndryshime në opinionin publik, kështu që shpresoj se do të ndodhë së shpejti. Pas përfundimit të konfliktit, besoj se duhet të bëjmë shumë gjëra së bashku me kosovarët në nivele të ndryshme, për shembull, midis akademisë, OJQ-ve, kontakteve njerëzore, për të na çuar drejt suksesit, për të qenë miq të ngushtë. Dua të them, si vende, jo vetëm si popullsi”, ka thënë ai.

ka deklaruar se çmon ndihmën që autoritetet e Kosovës ia bënë Ukrainës për t’u përballur me agresionin rus, teksa shtoi se beson që edhe Kosova është vend i kërcënuar.

Ai ka thënë se Serbia ndihmoi ushtarakisht Ukrainën por në këmbim të parave, teksa tha se Kosova e ndihmoi pa pagesë. Chernysh e cilësoi shtet totalitar Serbinë, teksa për liderin Aleksandar Vuçiq, tha se tentoi t’i manipulonte shtetet evropiane.

Për Serbinë, politikani ukrainase tha se merr para nëpërmjet grupeve kriminale “veçanërisht në Ballkan”.

“Vuçiq dhe ekipi i tij, jo qeveria e tij, por ekipi i tij, sepse ky është më shumë stil si në shtete totalitare, ku ai ka pozicionin e presidentit dhe ekipit të tij ose regjimit të tij. E dini, do të thosha se nuk janë thjesht liberalë dhe kanë tendencë të jenë më autokratikë. Ata u përpoqën të manipulonin opinionin publik në Evropë për t’i demonstruar ato, kur nga njëra anë ke një qëllim integrimin evropian, por në të njëjtën kohë të jenë aleatë të vërtetë të Moskës. Kështu që problemi është se ne duhet, dua të them, ukrainasit duhet të shpjegojnë më shumë rreth qëllimit të vërtetë dhe të mendojnë vërtet për të vërtetën e sjelljes serbe dhe të nxjerrin në pah disa veprime të mbuluara, dua të them dhe lloje të tjera mbështetjeje që Serbia u ka dhënë Rusisë dhe politikës ruse. Dhe meqë ra fjala, shumë njerëz thonë se Serbia na dha armatime neve ukrainasve. Por ata e bënë këtë në këmbim të parave, jo falas, jo si Kosova. Jo si vendet e tjera, kështu që ata morën para. Si gjithmonë, ata marrin para nga kudo përmes organizatave të tyre kriminale dhe veçanërisht në Ballkan”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se Kosova i dha shumë mbështetje Ukrainës, paçka se “është shtet shumë i vogël”. /Koha.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy